Vardari në Veles sot doli nga shtrati nga të dyja anët e kejit

Vardari në Veles sot doli nga shtrati nga të dyja anët e kejit

Shirat e rrëmbyeshëm nga ditët e kaluara kontribuan në rritjen e nivelit të Vardarit, i cili sot në Veles në vendin matës te Ura e Vjetër ishte i lartë 198 centimetra për dallim nga 132 të djeshme, një rritje prej 66 centimetrash, dhe kjo shkaktoi përmbytje të kejit të Vardarit nga të dyja anët veçanërisht nga ana e djathtë ku tërësisht është nën ujë, ndërsa nga ana e majtë e kejit, janë përmbytur vetëm shkallët.

Ndryshe sot Vardari në Veles është me nivel të rritur edhe në Parkun e qytetit, dhe nga ana tjetër e kopshteve në Reçan, por aktualisht nuk ka vërshime.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorlogjike njoftuan se të enjten më 12 shkurt, Vardari në Veles arriti lartësinë 223 centimetra, ndërsa më 13 shkurt 217 centimetra. Ndryshe mesatarja për shkurtin në vitet e fundit e Vardarit në Veles është vetëm 89 centimetra.

MARKETING