(VIDEO) Saraj, qytetarët rrëfejnë problemet me vërshimet
Një ditë pas vërshimeve që kapluan disa nga fshatrat e Komunës së Sarajit, gjegjësishtë fshatin Bukoviq, Çajlanë dhe Seminishtë, situata duket se është normalizuar. Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, të cilin Televizioni Shenja e takoi në terren, tha se nga këto vërshime janë prekur diku rreth 32 shtëpi, ndërsa shtoi se prej sot deri më 23 shkurt, banorët mund të paraqesin dëmet nga vërshimet.
MUHAMET ELMAZI, KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT
“Që nga mëngjesi me Ministrinë e Ekologjisë dhe drejtonin për Menaxhim me Kriza dhe inspektoratet në kuadër të Komunës së Sarajit, mbajtëm një mbledhje për kordinim. Tash jemi në terren, vizitojmë çdo familje, fal Zotin nuk kemi dëme të mëdha, përveç dëmeve matriale dhe komisioni për vlersim vetëm se është në vendbanimin Bukоviq dhe kanë filluar gjitha procedurat që t’iu dëmshpërblehen dëmi i bëri nga fatkeqësia natyrore”.
Qytetarët e Bukoviqit për Televizionit Shenja rrëfejnë për ditën sfiduese dhe kritike që kaluan një ditë më parë dhe për dëmet që u janë shkaktuar si pasojë e vërshimeve.
QYTETAR
“Këtu puna është katastrofë, shumë ujë ka pasur këtu, mbi një metër ujë ka pasur, brenda është futur nëpër dhoma 30cm ujë ka pasur, i ka prishë me llaminat me krejt i ka prishë”.
QYTETAR
“Situata siç e shihni edhe vet, këto shpija që janë këtu katastrofë, krejt ujërat ikin nga përrua, përrua është e mbushur plotë dhe askush nuk e pastronë, e prej rekës futën këndej, dje rruga këtu ka qen katastrofë krejt e bllokume”.
Situata është normalizuar edhe në fshatin Semenishtë, ndërsa një banor theksoi se gjatë ditës së djeshme rruga kryesore ka qenë tërësisht e bllokuar.
QYTETAR
“Situata është sot normale, dje ka qenë kritike, kishte vërshime shumë të mëdhja, rruga nuk u kalonte askund, disa shtëpi kanë dëme matriale, ka djegie të frigoriferave dhe disa pajisje tjera elektronike”.
Qytetarët njëzëri ju bëjnë apel institucioneve kompetente që të marrin masa sa më shpejtë, që një gjë e tillë mos të përsëritet më dhe mos të vijë tek ndonjë fatkeqësi.
Samir Mustafa /SHENJA/

