Taravari: Zgjedhjet e parakohshme varen nga VMRO-DPMNE

Taravari: Zgjedhjet e parakohshme varen nga VMRO-DPMNE

Kryetari i Alenacës për Shqiptarët, Arben Taravari në kuvendin e 6-të të partisë tha se është marr vendim për formimin e një këshilli organizativ të kongresit i cili do të udhëhiqet nga Valbon Limani. Ai shtoi se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por pa saktësuar se kur, duke shtuar se kjo varet nga VMRO-DPMNE pasi që i ka numrin më të madh të deputetëve.

“Nuk mund ta them me siguri, e kam thënë çdo herë se kjo më së shumti varet nga VMRO-DPMNE pasi që i ka 58 deputetë për të shpallë zgjedhjet duhen 61 vota. Sipas asaj që e shohim, edhe pse deklarativisht kryeministri thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, intuita ime politike thotë se përsëri do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, nuk dua ta them kur, po mendoj se me patjetër do të vijmë në situatë që do të ketë nevojë të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare.”, u shpreh kryetar i ASH-së, Arben Taravari.

MARKETING