(VIDEO) 25 vjeçari mbyt me jastëk 78 vjeçaren

(VIDEO) 25 vjeçari mbyt me jastëk 78 vjeçaren

Policia ka privuar nga liria një person nga komuna e Nagoriçanit të Vjetër, i cili dyshohet se ka vrarë një grua 78-vjeçare dhe ka kryer disa vepra penale “vjedhje e rëndë”

Policia ka privur nga liria një 25 vjeçar nga fshati Mallotinë, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshe, ai dyshohet se më 12.02.2026, në shtëpinë e saj, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka mbytur me jastëk një grua 78 nga fshati Çellopek, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, pas çka ajo ndërroi jetë në vendngjarje.

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Kumanovë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në fshatin ku u gjet trupi i pajetë të viktimës.

Nga Prokuroria njoftojnë se janë lëshuar disa urdhra për sigurimin e provave dhe gjurmëve nga vendi i ngjarjes, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizave shtesë me qëllim zbardhjen e plotë të rastit.

Po ashtu, organet kanë indikacione se i njëjti person në periudhën e kaluar mund të ketë qenë i përfshirë edhe në vepra të tjera penale në rajonin e Kumanovës, për këtë arsye, me urdhër të prokurorit publik, po ndërmerren veprime intensive për përcaktimin e të gjitha rrethanave dhe lidhjes së mundshme ndërmjet ngjarjeve.

Nga Prokuroria theksojnë se pas shqyrtimit të plotë të fakteve dhe mbledhjes së të gjitha provave relevante do të iniciohet procedura përkatëse kundër personit të dyshuar. 

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING