(VIDEO) Raimi: Kufizimet e menjëhershme të rrjeteve sociale sjellin pasoja psikologjike

(VIDEO) Raimi: Kufizimet e menjëhershme të rrjeteve sociale sjellin pasoja psikologjike

Në ekranet që ndizen para se të mësohet alfabeti dhe në botën virtuale që po zëvendëson oborrin e shkollës, po rritet një brez më i lidhur me algoritmet sesa me realitetin. Pikërisht për këtë temë ka folur sociologu dhe profesori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Sunaj Raimi, ai u shpreh se sot jemi duke jetuar në kohë të vështirë ndërsa rrjetet sociale kanë vërshuar gjithandej dhe viktimat nuk janë vetëm të miturit.

SUNAJ RAIMI, SOCIOLOG

Unë mendoj se ka ardhë koha që jo vetëm shoqëria jonë por shoqërit e gjitha vendeve të botës të ulen pak të bisedojnë me ekspertët të çështjes me sociologë, me filozofë, me psikologë po pse jo edhe me ata të IT-së shembull të shohin të gjejnë ndonjë modul, ndonjë mundësi për shembull një platformë të caktuar e cila këto grup mosha të reja në njëfarë mënyre do t’i mbronte nga ky atakim nga ky kanosje nga ky rrezik e cila sillen nga ana e përdorimit të rrjeteve sociale’’.

Raimi theksoi se kohëve të fundit të gjithë po i përcjellim këto informacione qoftë nëpër lajme ose nëpërmjet portaleve të ndryshme ku ceku se po marrin informacione se shtetet e caktuara vetëm se kanë filluar të vendosin masa të tilla mbrojtëse ku sipas tij, diku ndalohet për grupmoshën nën 16 vjet përdorimi ose qasja në këto faqe, ose rrjete sociale.

SUNAJ RAIMI, SOCIOLOG

‘’Këtu ne Maqedoni unë personalisht si sociolog që i përcjelli vazhdimisht këto ngjarje sociale e shoh se kanë filluar disa qytetarë një lloj iniciative për këto platformat ku shikojnë të marrin masë, marrin më tepër përkrahje të njerëzve për të filluar procedur ndoshta edhe ligjore me çka edhe sikur Sllovenia që e ka bërë në kohë të fundit, ndalimin domethënë e rrjeteve sociale për grupmoshat nën 16 vjet që edhe tek ne dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë’’.

Sociologu Raimi gjithashtu ka treguar se të gjithë jemi qënie njerëzore dhe, qofshin ndonjëherë ato ndryshime shumë të mira edhe ato ndonjëher sjellin telashe sepse njerëzve ju duhet kohë deri sa të adaptohen në rrethanat e reja.

SUNAJ RAIMI, SOCIOLOG

‘’Duhet të bëhet, detoksifikimi me gjetë një antihelm, kundër këtyre helmimeve të këtyre rrjeteve sociale që po ja bëjnë gjeneratës së re, bëhet me mencuri, me njerëz të cilët janë ekspertë të fushës që të mblidhen të gjithë dhe e shohin cila është moduli, cila është modusi forma mënyra qasja më e mirë që të mos dëmtohen rinia që kanë 15-16 vjet përmenjëherë me ua ndalu. Ndonjëher ajo mund të shkaktojë edhe krizë psikosociale domethënë psiqike mund të sjellë ardhje dhe të shqetësimeve me përmbajtje depresive’’.

Kujtojmë se gjithashtu dhe Australia ndaloi aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 16-vjeç dhjetorin e kaluar, ndërsa Franca miratoi një ligj muajin e kaluar që ndalon përdorimin e mediave sociale për ata nën 15 vjeç. Kurse Qeveria çeke po shqyrton ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën moshën 15-vjeç, mes shqetësimit në rritje për ndikimin e platformave online tek të rinjtë. /SHENJA/

 

MARKETING