Jotova: Njohja e bullgarëve në Kushtetutë, kusht për përparimin e Maqedonisë në BE

Jotova: Njohja e bullgarëve në Kushtetutë, kusht për përparimin e Maqedonisë në BE

Presidentja në detyrë e Bullgarisë, Iliana Jotova, tha se Sofja është e shqetësuar sepse Maqedonia e Veriut po kërkon mënyra të tjera për të hapur kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian, duke shmangur klasterin e parë që lidhet me të drejtat e njeriut.

Jotova theksoi se klasteri i parë është baza e gjithë procesit dhe Bullgaria nuk do ta pranojë që ai të anashkalohet. “Maqedonia e Veriut duhet të vendosë deri në qershor nëse dëshiron të jetë pjesë e BE-së,” tha ajo.

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, Jotova u takua me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, ku biseduan për zgjerimin e BE-së dhe situatën në Ballkan.

Ajo theksoi se pa ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe pa njohjen e bullgarëve si pjesë e popullit, nuk do të ketë përparim në rrugën e integrimit evropian.

Jotova tha gjithashtu se Bullgaria do të mbrojë interesat e saj brenda BE-së dhe NATO-s, dhe se Evropa duhet të marrë përgjegjësi më të madhe për sigurinë dhe të ardhmen e rajonit.

MARKETING