(VIDEO) Gjorgjievski paralajmëron heqjen e “Ali Tobakos” nga trotuari në Bit Pazar

(VIDEO) Gjorgjievski paralajmëron heqjen e “Ali Tobakos” nga trotuari në Bit Pazar

Javë më parë paralajmëroi mbylljen e kalimit illegal në afërsi të urës së “Bit Pazarit”, ndërsa sot kreu i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski ka shkuar edhe një hap më larg, duke paralajmëruar jo vetëm mbylljen e kalimit, por edhe largimin e objektit problematik në lokacionin në fjalë.

Lajmin për largimin e “Ali Tobakos”, objektit të shumë përfolur e të premtuar nga kryetarë të shumtë të kryeqytetit, Gjorgjievski e paralajmëroi sot nga Çairi, në një konferencë të përbashkët me kreun e Çairit, Izet Mexhiti.

ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT

Jemi kategorik me të gjithë kolegët kryetar të komunave nga Shkupi se rend duhet të vendosim. E keni shembullin në Bit Pazar, është vendosur një tobako, është e pamundur të funksionosh, sepse është e vendosur në mes të kalimit për çiklist dhe në mes të trotoarit. E njëjta do të largohet. Gjithkund ku ka uzurpim të pronës publike dhe pengesa për lëvizjen e lirë të qytetarëve do të veprojmë”.

Mbyllja e kalimit në fjalë dhe largimi i të njëjtit objekt është kërkuar shpesh nga ana e qytetarëve, tha Gjorgjievski. Ai paralajmëroi se jo vetëm ky por do të largohen edhe objekte të tjera të tipit të tillë që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe cënojnë sigurinë e lëvizjes e këmbësorëve dhe biçiklistëve.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING