Tikveshi – Shkëndija hapin xhiron e 18-të në elitën e futbollit vendor
Të shtunën zhvillohet ndeshja hapëse e xhiros së 18-të, ku do të përballen Tikveshi dhe Shkëndija. Të dy skuadrat e kanë nisur me fitore gjysmësezonin pranveror. Tikveshi triumfoi bindshëm ndaj Shkupit me rezultat 6:0, ndërsa Shkëndija arkëtoi tri pikë pasi mposhti Strugën 2:0. Edhe pse kuqezinjtë e Jeton Beqirit konsiderohen favoritë në këtë përballje, forma e mirë e Tikveshit paralajmëron një ndeshje interesante.
Mbetet të shihet se cili ekip do të dalë fitues në këtë duel.
Takimi Tikveshi – Shkëndija zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00. /SHENJA/

