Kasami: Kuvendi i Lëvizjes Besa shkarkoi kryesinë qendrore

Kasami: Kuvendi i Lëvizjes Besa shkarkoi kryesinë qendrore

Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa me shumicë votash miratoi vendimin për shkarkimin e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa, në vazhdën e procesit të filluar për bashkimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm.

Kuvendi i Lëvizjes vlerësoi se duhet të hapet rruga për strukturimin e VLEN-it dhe e solli këtë vendim bazuar në moratoriumin e aktiviteteve partiake nga subjektet që përbëjnë VLEN-in.

Me këtë rast, Kuvendi autorizoi kryetarin Bilall Kasami të vijojë bisedimet për të ardhmen e VLEN-it, duke i dhënë mbështetje bashkimit në një subjekt të vetëm.

Në mbledhjen e Kuvendit u diskutua gjithashtu puna e funksionarëve të Lëvizjes Besa në Qeveri.

“Kuvendarët e përkrahën konstatimin tim Besa ka kapacitet për shumë më shumë punë sesa është bërë deri tani”, tha Kasami.

Ai shtoi se analiza e punës së funksionarëve do të vijojë në ditët në vijim, ndërsa konstatimet e gjetura do të reflektohen në rikonstruimin e ardhshëm të Qeverisë.

Lidhur me akuzat e Sedat Rushanit, ai nuk komentoi shumë, por shkurt tha se nuk i ka bërë presion.

MARKETING