(VIDEO) Fatmir Limani: Nëse më largojnë do të nisi të veproj!
Ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, është pronocuar ekskluzivisht për Televizionin Shenja me çka dërgon sinjale deri partisë amë, Lëvizja Besa, që mezi po e pret guximin e tyre që të marrin vendimin eventual për ta përjashtuar që pastaj ky i fundit të veprojë. Ministri aktual ka deklaruar se nuk mund t’ia mbulojë skadalet partisë së tij.
TABELË: FATMIR LIMANI, MINISTËR I PUNËS SOCIALE, DEMOGRAFISË DHE RINISË
“Kam heshtur sepse jam i matur, por nuk duroj dot të mbaj samarin e të tjerëve. Unë kam dëshmuar veten me punë dhe projekte konkrete prandaj edhe nuk mund të mbulojë dështimet e askujt. Në radhë të parë për interesi i përgjithshëm, qëndroj në anën e profesionistëve që janë shtypur e shkelur vetëm se nuk kanë pasur mbështetjen e duhur”
Limani tutje shtoi se ka punë dhe vepra konkrete me të cilat e dëshmon punën dhe aktivitetin e tij si minister në këtë resor.
TABELË: FATMIR LIMANI, MINISTËR I PUNËS SOCIALE, DEMOGRAFISË DHE RINISË
“Kam bërë mbi 500 punësime, afër 100 vetëm në Tetovë, mbi 100 punësime në Çair, nëpër Çerdhe, projekte të shumta për haphje të çerdheve të reja, në Çair, Hasanbeg, Studeniçan, Zhelinë, Strugë, Dollnene e të tjera. Hartova ligjin e dhënies së provimit në gjuhën shqipe për edukatoret, çertifikatat në shqip e shumë punë të tjera”
Kujtojmë që, mbrëmë Bilall Kasami ka lëshuar një vargë akuzash pa precizuar emra konkret duke shprehur pakënaqësi nga funksionarë të Lëvizjes Besa, dhe sonte do të merret një vendim në Kuvendin e Lëvizjes Besa në raport me vazhdimin e rrugëtimit të kësaj partie. Vendim për të cilin Limani u shpreh se e pret me padurim. Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se ministri Limani është vlerë e shtuar në Qeveri, duke aluduar se ai nuk do të largohet nga Ekzekutivi.
/SHENJA/

