“Jasen” u bë me pajisje zjarrfikëse me mbështetje nga Bashkimi Evropian

“Jasen” u bë me pajisje zjarrfikëse me mbështetje nga Bashkimi Evropian

 Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Sistem Politik, Lupço Dimovski, ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për Menaxhim dhe Mbrojtje të Rajonit Shumëqëllimësh “Jasen”, Angele Sotirovski sot mori pjesë në një ngjarje të organizuar me rastin e dërgesës së pajisjes moderne zjarrfikëse për “Jasen”, të siguruar në kuadër të projektit tejkufitar “Parandalim dhe menaxhim me zjarret pyjore në zonën mbarëkufitare si mjet për adaptim ndaj ndryshimeve klimatitike (WILD-A)”.

Siç therksoi zëvendëskryetari i Qeverisë, Dimovski, pajisja e dërguar paraqet rezultta të rëndësishëm nga projekti që është implementuar në kuadër të programit për bashkëpunim mbarëkufitar “Greqi – Maqedinia e Veriut 2021-2027”, e financuar nga Bashkimi Evropian. Dimovski theksoi se projekti është i orientuar drejt parandalimit nga zjarretpyjore dhe mbrojtja e biodiversitetit në dy rajone me rrezik të lartë – pylli i pishave periferike në Edesa, Republika e Greqisë dhe zona e mbrojtur disaqëllimëshe natyrore “Jasen” në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Në kuadër të projektit, për nevojat e “Jasen” janë siguruar një kamion zjarrfikës me kapacitet të madh uji, dy automjete për terrene të vështira me pompa zjarri të integruara dhe rezervuarë uji, një sistem mbikëqyrjeje optike me rreze të gjatë veprimi, si dhe një ekskavator me lopatë për ndërhyrje në infrastrukturë të vogël për mbrojtje nga zjarri. Gjithashtu, është parashikuar edhe furnizimi me pajisje mbrojtëse personale dhe profesionale për zjarrfikësit e pyjeve”, tha Dimovski.

Projekti zbatohet në kuadër të thirrjes së parë nga programi IPA III për bashkëpunim mbarëkufitar me Republikën e Greqisë si asbjlëpunim mes katër organizatave nga dy vendet, me ç’rast partnerë nga pala maqedonase janë (NPMMRSH) “Jasen) dhe Fondacioni ballkanik për zhvillim të qëndrueshëm. Buxheti i përgjithshëm për partnerët vendor arrin 458.370 euro, nga të cilat 91.674 euro janë siguruar si bashkëfinancim nacional nga Ministria e Pushtetit Lokal.

Në kuadër të projektit parashikohet edhe zbatim i zgjidhjes teknike, sistem për detektim të hershëm dhe shuarje të zjarreve nga ana e autoriteteve rajonale, me mundësi për replikim të mëtejshëm në rajone tjera me rrezik të lartë, si dhe aktivitete për ekspertizë shkencore, hulumtim dhe mbështetje të fushatave për ngritje të ndërgjegjës publike.

Buxheti i përgjithshëm i miratuar i NP “Jasen” si partner në projekt arrin 338.370 euro, nga të cilat 298.290 euro janë të dedikuara për furnizime të pajisjeve.

MARKETING