Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare përmes rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit

Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare përmes rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit

Në Kuvend sot do të mbahet ngjarja “Forcimi i mbikqyrjes parlamentare përmes rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit”.

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, fjalë hyrëse do të mbajnë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val dhe kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski.

Për rolin e mbikqyrës të Kuvendit dhe rolet e komisioneve do të flasin Sanja Lukarevska, kryetare e Komisionit parlamentar për Financim dhe Buxhet dhe Bojan Stojanoski, kryetar i Komisionit për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike. Përfaqësues i ESHR-së do të flas për rolin e Entit Shtetëror të Revizionit në mbështetje të mbikqyrjes parlamentare.

Ngjarja do të përmbyllet me konkluzione.

MARKETING