(VIDEO) Provimi i jurisprudencës në shqip, Kasami dhe Mexhiti sigurojnë: Problemi do ketë zgjidhje ligjore

(VIDEO) Provimi i jurisprudencës në shqip, Kasami dhe Mexhiti sigurojnë: Problemi do ketë zgjidhje ligjore

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i shoqëruar nga zëvendësI i tij, Albi Qamili, ka pritur në takim përfaqësuesit e iniciativës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, të udhëhequr nga studenti Mevlan Ademi.

Siç ka njoftuar Kasami, gjatë takimit, është diskutuar gjerësisht për problematikën në fjalë dhe ka njoftuar se mbështet plotësisht këtë iniciativë dhe se do të përkujdeset që Kushtetuta të zbatohet në çdo fushë. Kasami ka siguruar se provimi jurisprudencës do të mbahet përsëri në gjuhën shqipe.

BIILALL KASAMI – KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS

Diskutuam gjerësisht për këtë problematikë dhe e sigurova sërish se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe. Shumë shpejt kjo çështje do të marrë edhe zgjidhje adekuate ligjore. Përkrahim studentët në këtë iniciativë dhe do të përkujdesemi që Kushtetuta të zbatohet në çdo fushë”.

Shkurtimisht për këtë problematikë ka folur edhe ish-zëvendëskryeministri Izet Mexhiti. Tha se Qeveria ka kapacitete dhe se studentët shqiptar do ta gëzojnë këtë të drejtë.

IZET MEXHITI – KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

Qeveria ka kapacitet dhe studentët shqiptar provimin do ta ketë në gjuhën shqipe”.

Për zgjidhjen e kësaj problematike, për të cilën po diskutohet gjithandej tashmë një javë, kryeministri Mickoski ka paralajmëruar se Qeveria do të përgatisë zgjidhje të re ligjore e cila do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias dhe më pas do të miratohet në Kuvend.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING