A është shqipja gjuhë zyrtare? Maksuti: Kushtetuta e zgjidh këtë çështje

A është shqipja gjuhë zyrtare? Maksuti: Kushtetuta e zgjidh këtë çështje

Profesori universitar Mersim Maksuti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, foli për çështjen e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se debati nëse gjuha shqipe është apo jo gjuhë zyrtare është i panevojshëm, pasi kjo çështje është e rregulluar qartë me Kushtetutën e vendit dhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Së fundmi është hapur një debat i madh lidhur me atë nëse gjuha shqipe është zyrtare apo jo. Për të qenë i sinqertë, ky debat është i kotë dhe i panevojshëm, sepse kjo çështje rregullohet dhe zgjidhet nga Kushtetuta dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve. Vetë Kushtetuta, përkatësisht Amendamenti i pestë, përcakton se gjuha zyrtare në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është gjuha maqedonase dhe alfabeti cirilik, ndërsa në paragrafin e dytë theksohet se gjuhë zyrtare është edhe gjuha e qytetarëve që flitet nga së paku 20 për qind e popullsisë,” deklaroi Maksuti. /SHENJA/

MARKETING