Edi Rama reagon ashpër ndaj Hagës: Kërkesë për varrosje për së gjalli

Edi Rama reagon ashpër ndaj Hagës: Kërkesë për varrosje për së gjalli

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Hagës për 45 vjet burgim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtaret ë Kosovës.

Rama ka thënë se ende po mundohet ta gjejë se ku buron “filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave”.

“Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim prej 45 vitesh burg për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

“ZPS-ja kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjithë pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale, të kryera prej secilit prej personave. Këto krime janë lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në natyrë, e këto akuza, nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës. Mbeten shumë të rënda”, ka deklaruar kryeprokurorja Kimberly West, në fjalën përfundimtare.

Për West, ishte hera e parë që dha deklaratën përmbyllëse në një rast gjyqësor, të cilin ajo vetë e quajti si rasti më i madh i trajtuar nga kjo Gjykatë.

“Kemi dëshmuar se klima e frikësimit mund të menaxhohet në një mënyrë që siguron që e vërteta do të dëgjohet. Jemi bërë një gjykatë funksionale e suksesshme në një periudhë relativisht të shkurtër”, tha ajo.

MARKETING