Tripunovski: Po punojmë për grumbullim dhe çmim stabil të qumështit të papërpunuar
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, realizoi takim me përfaqësuesit e qumështoreve më të mëdha në vend, ku u diskutua për grumbullimin dhe çmimin stabil të qumështit të papërpunuar, përkundër faktit se tregu evropian dhe rajoni po përballen me tepricë të qumështit.
Siç kumtoi MBPEU, në takim u dakordua që çmimi i grumbullimit të qumështit të papërpunuar do të jetë stabil, si dhe që nuk do të ketë qumësht të pambledhur nga ana e qumështoreve.
“Do të përforcohen kontrollet në treg me fokus në sigurinë dhe cilësinë e qumështit dhe produkteve të qumështit, si dhe në ushqimin për bagëti”, qëndron në kumtesën e Ministrisë.
Nga atje shtojnë se ministria mbetet e përkushtuar në avancimin e sektorit të prodhimit të qumështit dhe në sigurimin e kushteve të qëndrueshme për fermerët dhe qumështoret

