(VIDEO) Zv/kryeministri Sali: Po punojmë për agjendën reformuese
Zëvendëskryeministri, Bekim Sali, thotë se vendi ka përkrahje maksimale nga Bashkimi Europian për Integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Ai madje tha se edhe VMRO-DPMNE është e gatshme dhe ka vullnet për ti bërë ndryshimet kushtetuese, por ka nevojë për sqarim dhe garanci.
BEKIM SALI, ZV/KRYEMINISTËR
“Edhe nga partneri i koalicionit ka vullnet për ndryshimet kushtetuese, mirëpo ka një nevojë për sqarim dhe për një garancë të tipit të përfundimit të kushtëzimeve ndaj shtetit, lidhur me integrimin e europian. Gjithçka çka thuhet jashta kësaj, është zgjerim i temës”.
Si ministri për Çështje Europiane, Sali tha se janë duke punuar intesivishtë në agjendën reformuese, e cila, ai tha se ëshë në interes të qytetarëve. E për këtë, ai tha se kanë bashkëpunim me të gjitha institucionet, të cilat janë të lidhura me ligjet të cilat vendi i ka pranuar gjatë marrëveshjeve që i kanë nënshkruar me Komisionin Europian.
Ndërkaq, kujtojmë se kreu i VMRO-DPMNE-SË dhe njëherësh kryeminsitri Hristijan Mickoski, në deklaratat e tij, sa i përket kësaj çështje është treguar i prerë, duke theksuar disa herë se përderisa ai të jetë kryeministër pa garanci asnjëher nuk do ti votojë ndryshimet kushtetuese.
Samir Mustafa /SHENJA/

