(VIDEO) Parregullsi të shumta në punën e shërbimeve të Qeverisë

(VIDEO) Parregullsi të shumta në punën e shërbimeve të Qeverisë

Një sërë mangësish sistematike – nga kontrollet financiare jofunksionale në mensë, përmes punësimit problematik, deri te menaxhimi joadekuat i pronës shtetërore – u zbuluan nga auditorët shtetërorë në funksionimin e Shërbimit të Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë (SHQPP). Enti shtetëror i revizionit auditoi pasqyrat financiare të SHQPP-së së bashku me një auditim të përputhshmërisë për vitin 2024, gjatë të cilit u lëshuan katër raporte. Ata thonë se burimet njerëzore dhe mënyra e punësimit të stafit u identifikuan si një problem serioz.

Enti Shtetëror i Revizionit

“Burimet njerëzore dhe mënyra e punësimit të stafit u identifikuan si një problem serioz. Numri i madh i personave të punësuar përmes agjencive private të punësimit, me kontrata me afat të caktuar dhe me kontratë për shërbim për të kryer aktivitetet e SHQPP-së, ndikon në ofrimin e vazhdueshëm të shërbimeve për institucionet e tjera, si dhe në cilësinë e informacionit të paraqitur në raportet financiare”.

Përveç kësaj, auditorët tregojnë se numri i konsiderueshëm i punonjësve të punësuar me afat të caktuar dhe të përkohshëm, migrimi i shpeshtë si dhe investimet e pamjaftueshme në përmirësimin e kompetencave profesionale të punonjësve, krijojnë një rrezik në sigurimin e vazhdimësisë dhe cilësisë në kryerjen e shërbimeve. Ndërkaq theksojnë se janë zbuluar edhe rreziqe të tjera financiare, në objektet e hotelerisë – restorantet dhe bufetet e menaxhuara nga SHQPP-së.

Sipas Entit të Revizionit, veçanërisht shqetësuese është fakti se “për muajin qershor 2024, nuk janë lëshuar fatura fiskale ose blloqe faturash për qarkullimin e realizuar të parave të gatshme”. Përveç kësaj, auditimi identifikoi gjithashtu mangësi serioze në menaxhimin e pronës shtetërore, e cila nuk është regjistruar plotësisht dhe saktë.

Ndërkaq parregullësi janë identifikuar gjithashtu në prokurimin publik, menaxhimin e pajisjeve dhe furnizimeve, si dhe në praktikën e ofrimit të automjeteve zyrtare përmes lizing-ut, ku, sipas auditorëve, mungon një analizë gjithëpërfshirëse e justifikimit ekonomik dhe konkurrenca midis ofertuesve është e kufizuar.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING