(VIDEO) Gjorgjievski: Punimet në “Cvetan Dimov” do të fillojnë brenda vitit

(VIDEO) Gjorgjievski: Punimet në “Cvetan Dimov” do të fillojnë brenda vitit

Punimet për rikonstruimin e bulevardit Cvetan Dimov të njohur si “Jahja Pasha” do të fillojnë këtë vit, për këtë siguroi kreu i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski i cili deklaroi se në këtë projekt pritet të punohet jo një muaj ose dy, po rreth tre vite. I pyetur nga TV Shenja, Gjeorgjievski tha se për përgatitjen e projektit është obliguar Komuna e Çairit dhe njoftoi se gjatë kryerjes së punimeve do të prishen rreth 20 objekte. Ai nuk e përcaktoj shumën finale se sa do të kushtojë i tërë projekti, por tha se po punohet me shumë seriozitet.

ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT

“Komuna e Çairit duhet ta përgatis projektin, ndërkaq ne do ta financojmë, këtë vendim e kemi marrë mbrëmë në mbledhjen e këshillit komunal. Gjithashtu do të kryejmë edhe procesin e shpronësimit. Nuk premtoj diçka që nuk realizoj, por nuk do të jetë projekt që do të përfundojë brenda disa muajsh na presin aktivitete serioze, duke filluar nga pastrimi i trasesë përmes procesit të shpronësimit. Pasi të jetë gati projekti, kemi paraparë mjete për fazën e parë, do të jeni të njoftuar sepse në atë projekt do të punohet për tre vite. Do të ju informojmë se sa do të kushtojë projekti”.

Gjorgjievski foli edhe për kalimin ilegal, në afërsi të Bit Pazarit, kalim mbi të cilën është edhe ura e cila aktualisht është jo funksionale. Ai tha se kalimi ilegal duhet të mbyllet sa më shpejtë sepse rrezikon jetën e qytetarëve. Ai shtoi se, vendimet që do t’i marrin si qeverisje lokale dikujt mund edhe të mos i përshtaten dhe t’i prishin komoditetin, megjithatë ai theksoi se do të vendosin duke u bazuar në të mirën e përgjithshme dhe jo në të mirën e përvetshme.

ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT

“Sinqerisht, medoj se kalimi ilegal duhet të mbyllet, për këtë temë jemi në koordinim edhe me sektorin e komunikacionit, sepse mbyllja e tij është kërkuar edhe nga ana e qytetarëve, por të njëjtën kërkesë për mbylljen e këtij kalimi e kishin edhe grupet e këshilltarëve nga VLEN dhe BDI. Mendimi im është se kalimi ilegal duhet të mbyllet sepse veçmë ura është, nuk jam kompetent por punoj me njerëz që kanë njohuri në sektorin e komunikacionit të cilët pritet së shpejti të më sjellin vendim dhe të veprojmë, sa më shpejtë”.

Kujtojmë se, premtimi për rregullimin e bulevardit “Cvetan Dimov”, kreu aktual i Shkupit, e kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore duke e vlerësuar si prioritet dhe ndër projektet më të rëndësishme. Realizimin e këtij projekti Gjorgjievski e kishte premtuar krah Izet Mexhitit i cili gjithashtu fitoi në komunën e Çairit dhe tani pritet ta përgatis projektin e bulevardit në fjalë. Gjatë fushatës, Mexhiti pati premtuar se edhe Komuna Çair veçmë ka ndarë buxhet për dëmshpërblim të pronarëve objektet e të cilëve pritet të prishen.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING