Dy të mitur sulmojnë fizikisht bashkëmoshatarin në Tetovë
Më datë 02.02.2026, rreth orës 22:20, në SPB Tetovë, 41-vjeçari Z.Xh. nga fshati Reçicë e Vogël ka denoncuar një incident fizik. Sipas denoncimit, në rrugën “Iliria” në Tetovë, pas një fjalosjeje të shkurtër, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy të mitur të tjerë nga fshati Reçicë e Madhe. Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave përgjegjës do të dorëzohen parashtresat përkatëse ligjore.

