Mickoski: Qeverisja e kaluar e komplikoi procesin eurointegrues
Kryeministri Hristijan Mickoski komentoi paralajmërimet për “non paper” nga eurokomisionerja Mart Kos, që lidhen me statusin e vendeve kandidate për BE, përfshirë edhe mundësinë e anëtarësimit pa të drejtë vote.
Ai tha se qeveria synon të punojë për anëtarësimin e plotë në BE, duke shtuar se procesi nuk do të jetë i lehtë për shkak të komplikuarve të qeverisë së kaluar.
“Do ta shohim së pari non paperin. Ka ide për integrim gradual dhe mekanizma mbrojtës, siç ndodhi me Poloninë që për 20 vjet nuk përdori fondet strukturore për bujqësi dhe filloi vetëm në vitin 2024. Së pari ta shqyrtojmë konceptin, pastaj do të vendosim qëndrimin tonë,” tha Mickoski.

