MPB paralajmëron: Prej nesër fillon “Safe City”

MPB paralajmëron: Prej nesër fillon “Safe City”

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga nesër, 1 shkurt 2026, fillon funksionimi i sistemit “Qytet i Sigurt”, i cili do të zbatohet në territorin e qyteteve Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, si dhe në Korridoret 8 dhe 10, transmeton SHENJA.

Me vënien në funksion të këtij sistemi, do të nisë edhe sanksionimi automatik i shkeljeve në komunikacion të evidentuara nga kamerat e vendosura në pikat kritike të trafikut.

Në fazën e parë, sistemi do të detektojë katër lloje shkeljesh: parkim të parregullt, tejkalim të shpejtësisë së lejuar, kalim në dritë të kuqe, si dhe drejtim të automjetit me afat të skaduar të lejes së qarkullimit.

Nga MPB theksojnë se sistemi “Qytet i Sigurt” përfaqëson një investim të rëndësishëm në sigurinë rrugore, me qëllim rritjen e disiplinës në trafik, uljen e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetëve të qytetarëve.

Ministria u bën apel shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë në krijimin e rrugëve më të sigurta dhe më të mbrojtura në gjithë vendin. /SHENJA/

MARKETING