Trafiku zhvillohet normalisht, mjegull në disa akse rrugore
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, por në disa segmente rrugët janë me lagështi. Për shkak të mjegullës, dukshmëria është e reduktuar deri në 100 metra në rrugët Shën Nikollë, Saramzalino dhe Veles, njofton LAMM.
Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për automjetet e pasagjerëve dhe autobusët.
LAMM rikujton se nga 15.11.2025 deri më 15.03.2026 është i detyrueshëm posedimi i pajisjeve dimërore në automjete.
Shoferëve u rekomandohet kujdes i shtuar dhe shpejtësi e përshtatur, veçanërisht në akset Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

