Komunikacioni ngarkues për të tretën ditë i bllokuar, nëse nuk ka zgjidhje do të ndalet edhe transporti ndërkombëtar i autobusëve

Komunikacioni ngarkues për të tretën ditë i bllokuar, nëse nuk ka zgjidhje do të ndalet edhe transporti ndërkombëtar i autobusëve

Komunikacioni ngarkues edhe mët ej mbetet i bllokaur për shkak të protestës së transportuesve nga Ballkani Perëndimor të cilët prej pardje vendosën kamionë në vendkalimet kufitare drejt zonës së shengenit duke kërkuar nga BE-ja të ndryshojë rregulla për evidentim elektronik për qëndrim në zonën e shengenit me rregullën 90/180 ditë.

Vlerësimet fillestare të odave janë se dëmet nga bllokadat brenda ditës janë 100 milionë euro për rajonin nga i cili në protestë janë prëfshirë transportuesit nga vendi ynë, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Kryeminsitri Hristian Mickoski pret të tejkalohet problemi i transportuesve të vendit, çështje, e cila, siç deklaroi dje, është hapur që nga shtatori me Komisionin evropian.

“Së paku nga paralajmërimi i fundit, pres që kjo të zgjidhet. Unë dje kërkova bisedë telefonike me kreu  e Komisionit evropian (Ursulla fon der Lajen), ajo zyrtarisht ndodhet në Indi. Pres këto ditë të dëgjohemi dhe sërish ta hapim këtë temë dhe së bashku me kolegët nga rajoni sërish ta vendosim në tryezë. BE-ja e ka mekanizmin e shengenit të cilit i përmbahet dhe ne tani kërkojmë variantë se si t’u dalim në ndihmë transportuesve”, deklaroi Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve dje gjatë vizitës në komunën Gazi Babë.

Nga Asociacioni i shoqatave të punëdhënësve të kompanive tregtare transportuese të RMV-së “Makam-trans”, tashmë tha se arsyetimi ekonomik të sigurohen nga dy shoferë kur nuk ka mjaft automjete, fare nuk ekziston. Nuk është ekonomikisht e arsyetuar një shofer tre muaj të qëndrojë në shtëpi dhe të marrë rrogë, përderisa tjetri punon. Kjo nuk është e aryeshme as nga aspekti i shoferëve as nga aspekti i transportuesve”, deklaroi Biljana Muratovska, sekretare epërgjithshme e “Makam-trans”.

Ndërkohë, për probleme për shkak të mënyrës së re të evidentimit, folën edhe shoferët e autobusëve në transportin ndërkombëtar prej ku u bënë thirrje institucioneve evropiane për zgjidhje të drejtë dhe të zabtueshme që do ta marrë parasysh karakterin specifik të transportit profesionaë të udhëtarëve dhe mallrave.

Edhe Asociacioni nacional transportues i Maqedonisë “Best mobiliti – HTA” tregoi se bllokadat në vendkalimet kufitare janë shprehje e revoltës së shoferëve profesionistë dhe kërkesë të dëgjohet zëri i tyre për trajtim të barabarët me shoferët e BE-së, duke porositur që zgjidhja të kërkohet nga Brukseli.

MARKETING