Parashikimi i motit
Sot do të mbajë mot kryesisht me vranësira gjatë gjithë ditës. Në pjesët veriperëndimore dhe juglindore me reshje lokale të rastësishme, dhe në malet më të larta me borë të lehtë.
Do të fryjë erë mesatare. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 3 deri në 7 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 8 deri në 12 gradë.
Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme në mëngjes me shfaqje të mjegullës, pasdite me kushte për reshje lokale të rastësishme.
Temperatura minimale do të bjerë në 3, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 12 gradë.
Reshje më të bollshme dhe kushte për bubullima të rralla do të ketë të hënën, reshjet do të vazhdojnë të martën deri në mbrëmje.
Të mërkurën në mëngjes do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite vranësirat do të rriten.
Gjatë natës dhe të enjten, do të ketë përsëri reshje shiu, ndërsa në malet më të larta me borë.

