“Support Koçani” mbledh mbi 22 milionë denarë për familjet e viktimave të zjarrit në “Pulse”

“Support Koçani” mbledh mbi 22 milionë denarë për familjet e viktimave të zjarrit në “Pulse”

Iniciativa qytetare “Support Koçani” ka mbledhur 22.742.997 denarë nga donacionet. Shteti ka arkëtuar tatim personal prej 2.274.285 denarë nga kjo shumë.

Tashmë është realizuar shpërndarja e tretë dhe e fundit e donacioneve për të prekurit nga zjarri në kabare “Puls”. Kjo shpërndarje përfshin edhe donacionin prej 3.153.204 denarë nga Kisha Ortodokse Maqedonase për Evropë.

123 persona kanë marrë nga 15.968 denarë, ndërsa 19 persona nga 45.992 denarë. Iniciativa falënderon Bankën NLB për lirimin nga provizioni dhe njofton se tatimi mbi këtë donacion ishte 315.292 denarë.

Zjarri në Koçan ndodhi natën e 15-16 marsit, duke shkaktuar 63 viktima dhe duke plagosur rreth 200 persona. Prokuroria ka ngritur akuza ndaj 34 personave, përfshirë tre kompani të pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor.

MARKETING