(VIDEO) Bursat e YTB-së, mundësi e artë edhe për studentët nga Ballkani

(VIDEO) Bursat e YTB-së, mundësi e artë edhe për studentët nga Ballkani

Interesimi i të rinjve për studime jashtë vendit po rritet nga viti në vit, ndërsa programet e bursave ndërkombëtare mbeten një mundësi e rëndësishme për arsim cilësor. Për këtë arsye, Presidenca e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) ofron një mundësi të veçantë bursash për të rinjtë e interesuar për studime në Turqi. Afati për aplikim për këtë bursë është deri më 20 shkurt, ndërsa kandidatët që kanë nevojë për informacione dhe mbështetje gjatë aplikimit mund të kontaktojnë Shoqatën Vizioni М.

YTB një drejtori publike e pavarur e shtetit turk, ofron mbështetje për studentë dhe nxënës të shkollave të mesme nga vende te huaja, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit, në këtë aplikim nuk përfshihen shtetasit turq, po ashtu të drejtë aplikimi kanë edhe studentët të cilët duan të vazhdojnë për master, apo ata të cilët kanë kryer master dhe duan të vazhdojnë të studiojnë për doktoraturë.

Ndërkaq, anëtari i shoqatës Vizioni M, Abdulla Berisha, thotë që prej vitit 2012 kur organizohet në këtë formë bursa, një numër shumë i madh i nxënësve dhe studentëve nga Maqedonia e Veriut po edhe nga shtete tjera të Ballkanit, e me theks të veçantë shqiptarët, kanë vijuar studimet nëpërmjet kësaj burse, që siç thotë ai, është një bursë shumë gjithëpërfshirëse dhe veçse kemi një numër shumë të konsiderueshëm të diplomuarve të cilët kanë aritur sukseset e tyre në jetë.

Abdulla Berisha, anëtar i shoqatës Vizioni M

Kjo është një bursë që mundësohet nga YTB organizatë një drejtori e pavarur e shtetit Turk, kur them e pavarur në atë kuptimin që nuk është drejtëpërdrejtë e ndërlidhur me ministrinë e punëve të jashtme ose me presidencën, është publike. Misioni i gjithë kësaj nisme është që të ju jep mundësi studentëve, nxënësve të shkollave të mesme që duan të vazhdojnë studimet në Turqi. Është një bursë shumë gjithëpërfshirëse dhe veçse kemi një numër shumë të konsiderueshëm të diplomuarve të cilët kanë aritur sukseset e tyre në jetë. Pra qëllimi është, qëllimi kryesor që ti njoftojë nxënësit dhe studentët e huaj me arsimin turk, të ua jep një mundësi shtesë që ata të shkollohen në Turqi dhe të vazhdojnë jetën në vendet e tyre”.

Ndërkaq ai informon se ky program i kësaj burse, ofron financim te plotë, përfshirë shkollimin, akomodimin dhe mbështetjen mujore, duke u mundësuar studentëve të fokusohen tek avancimi akademik dhe perfitimi i eksperiences kulturore ndërkombëtare.

Abdulla Berisha, anëtar i shoqatës Vizioni M

Kjo është një nga bursat më gjithëpërfshirëse në botë do të thoja, pasi aplikantët që do ta fitojnë këtë bursë, fitojnë shkollim falas në Universitetin ku do të regjistrohen, pra nuk kanë pagesë fare ndaj universitetit, përpos kësaj, e kanë falas të përfshirë në bursë edhe qëndrimin në konvikt, ku është i përfshirë edhe ushqimi, si dhe marin edhe një bursë ndoshta simbolike, por bursë e cila i mbulon harxhimet e transportit dhe harxhimet minimale mujore të një studenti, pra me një fjalë mos ta egzagjërojmë por një student, një nxënës i shkollave të mesme që e fiton këtë bursë dhe shkon të studiojë në Turqi, pothuajse nuk ka fare nevojë të jep harxhime të llogarit harxhime vetanake pasi që pothuajse të gjitha janë të përfshira në këtë bursë”.

Një nga kriteret e rëndesishme është që përfituesit të kthehen në vendet e tyre pas përfundimit të studimeve, ndërsa mesazhi i Berishës për studentët është që të paktën ata të interesohen për këtë mundësi. Afati për aplikim është deri më 20 shkurt, ndërsa për çdo ndihmë gjatë procesit të aplikimit mund të kontaktohet Shoqata Vizioni M, e cila ofron konsultime dhe mbështetje për të gjithë të interesuarit.

Abdulla Berisha, anëtar i shoqatës Vizioni M

Mesazhi që do të doja të ju jap të rinjve është që të paktën të interesohen për këtë mundësi, ta vlerësojnë si mundësi, aplikimi, datat e aplikimit janë, vijojnë aktualisht deri më 20 shkurt, rezultatet, fazat e mëtejme janë që aplikantët do ti nënshtrohen një testi simbolik, intervistave, dhe e gjitha do të jetë e qartë nëse e ka fituar ose jo bursën diku në fund të korikut apo në fillim të gushtit. Pra edhe nëse nuk e fitojnë bursën eventualisht, ata si mundësi nuk humbasin azgjë tjetër, pasiqë mund të vijojnë studimet kudo që dëshirojnë në vend. Pra të paktën të interesohen, për të gjithë të interesuarit ne si shoqata Vizioni M, ofrojmë ndihmë gjatë aplikimit,konsultime shtesë, të gjithë ata mund të kontaktojnë nëpërmjet rrjeteve sociale shoqatën tonë dhe ne do të ju ofrojmë ndihmën e nevojshme”.

Tutje Berisha thotë se, ky program ofron jo vetëm mundësi akademike, por edhe një eksperiencë të pasur kulturore dhe personale për të rinjtë që duan të avancojnë studimet dhe karrierën e tyre në një mjedis ndërkombëtar, prandaj sipas tij, është e rëndësishme të mos humben mundësi të tilla.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING