Nga e hëna bllokadë për trafikun e mallrave nëpër pikat kufitare në vend

Nga e hëna bllokadë për trafikun e mallrave nëpër pikat kufitare në vend

Nga e hëna është paralajmëruar ndërprerje e trafikut të mallrave në pikat kufitare.

Ministria e Punëve të Brendshme do të sigurojë qarkullim të pandërprerë për automjetet e udhëtarëve dhe autobusët.

Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori për Punë Kufitare dhe Migracion informon opinionin publik se në Ministrinë e Punëve të Brendshme është dorëzuar një njoftim për mbajtjen e një proteste publike nga shoqata “Makam-trans”, e cila është paralajmëruar të fillojë më 26.01.2026 në ora 12:00. Protesta është planifikuar të zhvillohet në pikat kufitare në vijim: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllacë dhe Bllatë.

Protesta do të manifestohet me kufizimin e qarkullimit për automjetet motorike të mallrave, përkatësisht me mbylljen e korsive rrugore dhe terminaleve të dedikuara për trafikun e mallrave, ndërsa trafiku i udhëtarëve do të zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat kufitare.

MARKETING