Qoku: “Safe City” mbron qytetarët, Ali Ahmeti nuk e ka nën kontroll grupin parlamentar

Qoku: “Safe City” mbron qytetarët, Ali Ahmeti nuk e ka nën kontroll grupin parlamentar

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deklaroi se nga 1 shkurti do të nisë zbatimi i projektit “Safe City”, pas miratimit të Ligjit për kundërvajtje në Kuvend.

Ai bëri të ditur se ligji u miratua me shumicë prej dy të tretash të votave, duke theksuar se projekti ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

“Me miratimin e Ligjit për kundërvajtje, nga 1 shkurti fillon zbatimi i projektit ‘Safe City’. Ky projekt është në funksion të mbrojtjes së qytetarëve. Për VLEN-in, jeta e njerëzve nuk ka çmim dhe nuk mund të jetë objekt i pazareve politike”, tha Qoku.

Në të njëjtën kohë, Qoku reagoi ndaj qëndrimit të BDI-së, duke thënë se kjo parti kishte premtuar mbështetje për ligjin, por sipas tij, në momentin e votimit ndryshoi qëndrim.

“Sot u dëshmua se BDI nuk vepron në interes të qytetarëve. Tentativa për ta kushtëzuar këtë vendim me Badenter dështoi dhe tregoi mungesë serioziteti në vendimmarrje”, deklaroi ai.

MARKETING