(VIDEO) Mickoski nga Davosi paralajmëron projekte të reja energjetike
Maqedonia po forcon linjat e transmetimit të energjisë elektrike dhe të gazit, në kontekst të zhvillimit të inteligjencës artificiale. Po ndërtohet një interkonektor gazi me Greqinë dhe po fillojmë ndërtimin e një lidhjeje gazi që do ta lidhë vendin tonë me Serbinë, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë panelit në Davosit, në lidhje me inteligjencën artificiale dhe nevojën për qendra gazi.
Mickoski njoftoi se për qendrat e të dhënave nevojitet, një furnizim i qëndrueshëm me energji elektrike, ku dikush duhet të sigurojë një prodhim të qëndrueshëm dhe të sigurt të energjisë elektrike për qendrat e të dhënave, në mënyrë që ato të kenë performancë të mirë, madje të shkëlqyer, të inteligjencës artificiale. Në këtë drejtim, tha ai, po ndërtojnë një interkonektor gazi me Greqinë dhe po fillojnë ndërtimin e një lidhjeje gazi që do ta lidhë vendin me Serbinë.
HRISTIJAN MICKOSKI-KRYEMINISTRI I MAQEDONISË SË VERIUT
“Do ta rrisim kapacitetin e gazit deri në tetë miliardë metra kub në vit. Deri më tani konsumojmë rreth gjysmë miliardi metra kub në vit, që do të thotë se do të mundësohet ndërtimi i mijëra megavatëve kapacitet të instaluar të centraleve me gaz për të furnizuar me energji elektrike qendra të reja të të dhënave. Ky është një shtyllë e një modeli dhe ne, si Qeveri, e marrim përsipër të gjithë rrezikun institucional. Kjo është diçka që mund t’ua ofrojmë investitorëve si nxitje”.
Ai më tej shtoi se, aktualisht po zhvillohen tre projekte të rëndësishme për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet, me vlerë 2 miliardë euro.
HRISTIJAN MICKOSKI-KRYEMINISTRI I MAQEDONISË SË VERIUT
“Këto projekte janë shumë të rëndësishme për ne, jo vetëm për prodhimin e energjisë elektrike, por këto tre projekte janë edhe strategjikisht të rëndësishme. Dhe jo vetëm për ne, por për të gjithë rajonin”.
Kryeministri theksoi se bëhet fjalë për tre diga të mëdha që do të krijojnë tre rezervuarë të mëdhenj me ujë shumë të pastër të pijshëm dhe duke pasur parasysh ndryshimet klimatike, ai mendon se rajoni do të ketë nevojë për këto rezerva uji të pijshëm, për ujë të pastër për pije. /SHENJA/

