(VIDEO) Paralajmërimi për protesta, Qeveria këmbëngul që sindikatat dhe punëdhënësit të merren vesh

(VIDEO) Paralajmërimi për protesta, Qeveria këmbëngul që sindikatat dhe punëdhënësit të merren vesh

Pavarësisht paralajmërimeve për protesta dhe bllokada të institucionale nga ana e sindikalistëve të cilët kërkojnë pagë minimale prej 600 eurosh, Qeveria vazhdon të insistojë se për të njëjtën duhet të merren vesh punëtorët dhe punëdhënësit.

I pyetur nga TV Shenja Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, nuk komentoi paralajmërimet për bllokadë instituconale, por përsëriti qëndrimin e Qeverisë duke thënë se ata do të mbështesin çdo marrëveshje mes palëve dhe nuk ofrojnë zgjidhje të pavaforshme për asnjërën palë të përfshirë në bisedime.

STEFAN ANDONOVSKI, MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL

Mbështesim atë që e kemi thënë, që punëdhënësit dhe punëtorët të arrijnë marrëveshje për rrogën minimale, kurse ne si një nga punëdhënësit, si administratë shtetërore do ta respektojmë të njëjtin, nuk do të sillemi si në të kaluarën, kur respektohej ligji për pagë minimale kurse asnjë nga punëtorët e tjerë në administratë nuk morri asnjë lloj rritje të rrogës në bazë të koeficjentit që u takon të gjithë të punësuarve”.

Ai theksoi se nuk do të ofrojmë zgjidhje të njëanshme që nuk do të jenë as në favor të punonjësve as në favor të punëdhënësve, e as me sindikatat.

Duke u ndërlidhur në pyetjen, qëndrimin e tij për rritjen e pagave e shpalosi edhe Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësorë, Sasho Klekovski, i cili deklaroi se në shëndetësi rroga është rritur vitin e kaluar për personelin me shkollë fillore dhe të mesme.

Megjithatë paralajmëroi rritje të re edhe në mars të këtij viti, e në këtë rritje siç tha Klekovski do të përfshihen edhe mjekët po edhe personeli tjetër ndihmës që janë të punësuar në spitale publike.

SASHO KLEKOVSKI, DREJTOR I FONDIT PËR SIGURIM SHËNDETËSOR

Në sektorin e Shëndetësisë vitin e kaluar pagat u rritën për 17 përqind në mënyrë disproporcionale për punonjësit me shkollë fillore dhe të mesme, mjekët u përfshijnë më pak sepse rritja ishte lineare. Kapitacionet për mjekët amë u rritën për 33%, që është edhe rritje historike, dhe u bë për të rritur pagat për mjekët dhe infermierët. Në bazë të marrëveshjes me sindikatat ne në mars të këtij viti do të kemi edhe një rritje të pagave”.

Kujtojmë, se të mërkurën Lidhja e Sindikatave paralajmëroi se të mërkurën e 28 janarit do të nisin protestat. Ata paralajmëruan një sër masash, po nuk përjashtuan edhe mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve që të mund në mënyrë formale të dorëzojnë propozim ligj në Kuvend për rrogë minimale prej 600 eurosh dhe rritje proporcionale të rrogave tjera.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING