(VIDEO) Sindikatat nga e mërkura në protesta, kërkon që paga minimale të jetë 600 euro
E mërkura e ardhshme punonjësit dhe sindikalistët do t’i gjejë në rrugë duke protestuar dhe duke kërkuar rritjen e pagës minimale në 600 euro. Kreu i Sindikatës, Slobodan Trendafillov tha se Maqedonia e Veriut ka pagën minimale më të ulët në rajon dhe se paga aktuale nuk garanton një standard dinjitoz jetese. Ai njoftoi se protesta do të fillojë nga Kuvendi do të vazhdojë para Odës Ekonomike dhe do të përfundojë para Qeverisë.
SLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I SINDIKATËS
“Qeveria për më tepër se 1 vit, hoqi dorë nga punëtorët, Qeveria e njëjtë që u tha punëtorëve të ulen dhe të merren vesh me punëdhënësit. Qeveri e cila i sulmon punonjësit vetëm e vetëm për t’u mos ua rritur pagën minimale. Qeveria e cila nuk ndihmoi punëtorëve sepse nuk e rriti pagën minimale. Është kjo Qeveri e cila menaxhon klasën punëtore më të varfër në europë po edhe shtet më të varfër”.
Shtoi se Qeveria është kundër rritjes së pagave të punonjësve, por ka rritur për mbi 70 për qind pagat e zyrtarëve.
Potencoi se mungesa e vullnetit për të rritur pagat ka bërë qē numër i madhë i punonjësve kanē ikur nga vendi.
SLOBODAN TRENDAFILOV – KRYETAR I SINDIKATËS
“Do të bllokojmë edhe institucione, do të bllokojmë lokacione të caktuara që edhe ata të ndihen siç ndihemi ne. Na bllokojnë për një vit, do ti bllokojmë edhe ne. Më pas vazhdojmë me grevë gjenerale në sektorin publik dhe privat. Sindikatat ftojnë të gjithë punëtorët për grevë 24 orëshe, të gjithë do të jenë të mbrojtur dhe nuk do të mund të përjashtohen nga puna, të gjithë do të kenë mundësi që atë ditë të mos punojnë dhe do të kenë mundësi të protestojnë”.
Mes tjerash, sindikatat njoftuan se do të nisin mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve për të propozuar ndryshime ligjore, me të cilat kërkojnë uljen e pagave të funksionarëve për 78 për qind dhe rritjen e pagës minimale në 600 euro, si dhe rritjen proporcionale të të gjitha pagave të tjera.
Mevludin Imeri /SHENJA/

