(VIDEO) Qytetarët i gëzohen borës, kërkojnë që komunat t’ë veprojnë më shpejt
Bora e parë e këtij sezoni ka zbardhur sot Shkupin, duke sjellë atmosferë dimërore, por edhe vështirësi në qarkullim dhe lëvizje per qytetarët. Që në orët e hershme të mëngjesit, rrugët dhe trotuaret u mbuluan nga shtresa e borës, ndërsa temperaturat e ulëta shtuan rrezikun e rrëshqitjeve. Qytetarët kërkojnë që komunat të veprojnë me shpejt, pasi sipas tyre vetëm 5 cëntimetra borë paralizuan kryeqytetin.
QYETARE
“5 cm borë e paralizojë qytetin, tash mirë është, qytetarët të gjinden ashtu siç dinë vet’’.
QYTETAR
“Jo, sot mirë është koha, shumë mirë. Tash, varet nga kryetarët e komunave. Secili për secilin të mendojë, nuk mundemi ne të garantojmë për ndonji tjetër”.
QYETARE
“Jo, sot jo. Tash për tash janë të pastruara, sepse nuk ka shumë borë”.
Gjithashtu qytetarja thekson se mos të lëvizin shumë jashtë , sidomos të moshuarit, që mos të vjenë deri tek ndonjë thyerje e gjymtyrave.
QYETARE
“Nuk kam lëvizur shumë jashtë, prej këtu në punë, kështu që, mendojë së është pastruar, është rregulluar. Tash shifet se është pastruar, më herët në mëngjes nuk ishte e pastruar, duheshte që ekipet të dilnin në terren. Mos të lëvizin shumë jashtë , sidomos të moshuarit, kjo është me rëndësi, që mos të vjenë deri tek ndonjë thyerje e gjymtyrave, ne që patjetër duhet të shkojmë në punë, do të shkojmë”.
QYTETAR
‘’Po pak po/tash u pastrun, masi u shkri bora në mëngjes nuk ishin të pastruara, dhe menxi që veturat kanë kaluar të shkojnë në punë njerëzit, edhe janë vonu autobusat, vështirë tash pak janë liruar/vështirësi është lagështi, aty duhen të kujdesen pak’’.
Megjithëse bora i dha Shkupit një pamje dimërore, qytetaret kërkojnë më shumë kujdes dhe reagim mё të shpejtë nga shërbimet përkatëse, duke apeluar njekohësisht për kujdes të shtuar në lëvizje derisa kushtet të normalizohen. /SHENJA/

