QMK me apel që të udhëtohet me kujdes dhe me pajisje dimërore për veturat
Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me rezervuarë të mbushur me karburant dhe patjetër me pajisje të përshtatshme dimërore për automjetet në zonat më të larta dhe në qafat malore, pasi është e mundur të formohen grumbullime bore dhe disa segmente rrugore përkohësisht të bëhen të pakalueshme në pjesët më të larta.
Rikujtojmë që banorët e zonave më të larta të furnizohen me kohë me produkte bazë (ushqime dhe barna). Po ashtu rekomandohet lëvizje e kujdesshme për këmbësorët, pasi është e mundur shfaqja e akullit të rrëshqitshëm.
Në rast rreziku ose nevoje, qytetarët të telefonojnë në numrin falas për thirrje emergjente 112.

