Ministria e Transportit: Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim

Ministria e Transportit: Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim

Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, por për shkak të të reshurave të borës, rekomandohet vozitje e kujdesshme, informoi Ministria e Transportit.

Siç raportohet nga Ministria e Transportit, ekipet e NP “Makedonijapat” janë të pajisura plotësisht dhe me të gjithë makinerinë dhe fuqinë punëtore janë në terren, po pastrojnë vazhdimisht rrugët shtetërore.

Rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, drejtimi me kujdes i automjeteve, respektimi i sinjalistikës së vendosur dhe përshtatja e shpejtësisë në përputhje me kushtet e rrugëve.

“Ne qëndrojmë në terren gjatë gjithë ditës për të siguruar rrjedhën e qetë dhe të sigurt të trafikut”, thonë nga Ministria e Transportit.

 

MARKETING