(VIDEO) Shporta minimale arrin 66 413 denarë, 921 denarë më shumë se muajin e kaluar
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka nisur vitin me të dhëna shqetsuese për qyetetarët, nga ku theksojnë se shpenzimet rriten me shpejtësi të dritës, ndërsa rrogat ecin me këmbë të breshkës.
Nga LSM informojnë se shpenzimet minimale mujore për një familjeje katër anëtarëshe në muajin janar, kanë arritur në 66.413 denarë, ndërsa krahasuar vetëm me një muaj më herët, gjegjësishtë dhjetorin, shpenzimet shënojnë rritje për 921 denarë.
Jo vetëm kaq, nëse një familje katër anëtarëshe jeton në një banesë me qira prej 60 metrash katrorë, shpenzimet minimale arrijnë në 81.788 denarë.
Nga shpenzimet totale minimale mujore, 24.211 denarë janë të nevojshme për ushqim dhe pije, ndërsa për mbulimin e shpenzimeve minimale komunale nevojiten 6.338 denarë.
Për shkak të rritjes së kostos së jetesës, LSM kërkon vazhdimishtë rritjen e pagës minimale në 600 euro, si dhe rritjen e të gjitha pagave të tjera, për çka në periudhën e ardhshme paralajmërojnë protesta.
Samir Mustafa /SHENJA/

