(VIDEO) VLEN: Ristov është emri kyç i vendimeve që shpëtuan Mijallkovin

(VIDEO) VLEN: Ristov është emri kyç i vendimeve që shpëtuan Mijallkovin

Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Driton Sulejmani, ka reaguar për rastin e hetimit për gjykatësin Gjoko Ristov. Ai tha se lajmi për gjetjen e 350.000 eurove të dyshuara të gjykatësit si para korrupsioni nuk është vetëm një skandal individual, por se ky lajm rrënon edhe atë grimcë të fundit besimi që qytetarët kanë pasur në sistemin e drejtësisë.

DRITON SULEJMANI

‘’Sot parashtrojmë disa pyetje konkrete. Në sa lënd tjera kanë qenë të përfshirë Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti?. Në sa raste ka qenë pjesë e vendimeve për paraburgim garanci financiare apo zvarritje procedurash?. Cilët vendime konkrrete kanë prodhuar lirime dhe shmangie nga përgjegjësia për njerëz të fuqishëm?. Dhe pyetja kryesore që mbetet është. Kush i ka mbajtur këto njerëz në këto pozita për kaq vite dhe pse?’’.

Sulejmani theksoi se ajo që e bën situatën edhe më alarmante është fakti se Gjoko Ristov nuk është emër i panjohur për drejtësinë dhe siç shtoi se, ai së bashku me gjykatësin Enver Bexheti tashmë i shpallur nongrata kanë qenë pjesë e vendimeve gjyqësore që i kanë hapur rrugën e lirisë Sasho Mijallkovit simbolit të shtetit të kapur, i cili sot shëtit i lirë me Ferrari në Monako.

Sulejmani theksoi se VLEN është e bindur se ky nuk është rast i izoluar por maja e Asbergut e një sistemi të kalbur i cili sipas tij për vite me radhë kanë mbrojtur të fortët, ndërsa kanë shtypur qytetarët e zakonshëm. /SHENJA/

MARKETING