(VIDEO) Deputetët e Frontit të ndarë për ligjet e “Safe City”
Bashkimi Demokratik për Integrim i ndarë sa i përket propozim Ligjit për Kundërvajtje, i cili lidhet me sistemin “Qyteti i Sigurt”. Koordinatorja e grupit parlamentar të Frontit Europian, Rina Ajdari, thotë se në parim janë për të mbështetur këtë ligj, por ata kanë disa kërksa, siç janë, gjuha shqipe të respektohet, “Qyteti i Sigurt” të zbatohet në të gjithë territorin e vendit dhe harmonizimin e sinjalistikës të shenjave të komunikacionit.
RINA AJDARI, KOORDINATORE E GRUPIT PARLAMENTAR TË FRONTIT EUROPIAN
“Kemi disktuar d.m.th i kemi parashtruar të gjitha vërejtjet, të cilat i parashtrova edhe këtu, përpara opinionit dhe praktikisht në u janë dhënë disa disa afate, p.sh për përdorimin e gjuhës shqipe dhe për mesazhet që do të vijnë në gjuhën shqipe diku deri kah maji apo qershori, na u është premtuar nga ana e ministrit të MPB-së se do të rregullohet një çështje e tillë dhe po ashtu i njëjti të të implemtohet në të gjithë territorin e vendit”.
Ndërkaq, deputeti po i këtij koalicioni, Sadulla Duraku, nuk mendon kështu. Ai është shprehur i prerë. Duraku thotë se fillimisht duhet të zbatohen këto kërkesa, e pastaj to votohet ligji.
SADULLA DURAKU, DEPUTET I FRONTIT EUROPIAN
“Jo, mos t’i pshtjellojmë punët. Në qoftë se përmirësimet nuk bëhen në ligj, bisedimet janë të përmisimet të bëhen në ligj, në qoftë se përmirësimet nuk bëhen në ligj ne nuk e votojmë këtë ligj”.
Seanca për propozim ligjin për kundërvatje pritet të mbahet të premtën, nga ku do të shihet se si do të votohet.
Samir Mustafa /SHENJA/

