(VIDEO) Ndotja e ajrit, “Stop për Usje” sërish nesër protesta

(VIDEO) Ndotja e ajrit, “Stop për Usje” sërish nesër protesta

Me akuza për ndotje të vazhdueshme dhe mungesë kontrolli institucional, sot para mediave foli Aleksandar Todeski, nga iniciativa qytetare “Stop për USJE” për të paralajmëruar protestën e dytë kundër fabrikës së çimentos, e cila do të mbahet nesër në orën 18:00, në të njëjtin vend ku protestuan edhe më 25 dhjetor. Protesta mbahet në kryqëzimin e bulevardit “Boris Trajkovski” dhe bulevardit “Srbija”, në drejtim të USJE-së, përkatësisht në afërsi të menjëhershme të rrethrrotullimit para hyrjes së fabrikës. Todeski thotë se ndotja ndihet çdo ditë, ndërsa autoritetet, sipas tij, po mbyllin sytë.

ALEKSANDAR TODESKI, INICIATIVA QYTETARE “STOP PËR USJE”

Përgjigjja jonë është kjo: e dimë se sërish do ta bëni këtë, prandaj publikisht pyesim: kush është ai që vetë i mat ndotjet dhe për veten thotë “unë nuk jam ndotës”? E nëse ndot, ne të gjithë e dimë dhe e ndiejmë. Ne nuk u besojmë matjeve tuaja. Prandaj kërkohet përmbushje urgjente e kërkesave tona! Është e rëndësishme të dihet se matjet e cilësisë së ajrit ambiental, me të cilat disponojnë institucionet për USJE-n, merren nga vetë fabrika në baza mujore, në vend që këtë ta bëjë shteti”.

Todeski përsëriti kërkesat që stacioni matës pranë USJE-s, i vendosur nga Komuna e Kisella Vodës të fillojë matje të vazhdueshme 24/7 dhe publikim të të dhënave në kohë reale. Protestuesit kërkojnë që USJE të instalojë sistem automatik CEMS i lidhur drejtpërdrejt me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Kërkohet që për çdo shkelje, të shqiptohet menjëherë gjobë sipas parimit të kamerave “Qyteti i Sigurt”. Gjithashtu, kërkohet rishikim i masave ekzistuese për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme ekologjike, në mënyrë që, në rast tejkalimi të vlerave kufitare të ndotjes, automatikisht të hyjë në fuqi masë për ndalim të plotë të punës së USJE-s, përfshirë edhe minierat.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING