Sadulla Duraku: Pa përmirësime nuk e votojmë ligjin për “Safe City”

Sadulla Duraku: Pa përmirësime nuk e votojmë ligjin për “Safe City”

Bashkimi Demokratik për Integrim i ndarë sa i përket propozim ligjit për kundërvajtje, i cili lidhet me sistemin “Safe City”, raporton SHENJA.

Koordinatorja e Frontin Europian, Rina Ajdari, thotë se në parim janë për të mbështetur këtë ligj, por ata kanë disa kërkesa, siç janë,  gjuha shqipe të respektohet, “Safe City” të zbatohet në të gjithë territorin e vendit dhe harmonizimin e sinjalistikës të shenjave të komunikacionit.

RINA AJDARI, KORDINATORE E GRUPIT PARLAMENTAR TË FRONTIT EUROPIAN 17:04

“Kemi diskutuar d.m.th i kemi parashtruar të gjitha vërejtjet, të cilat i parashtrova edhe këtu, përpara opinionit dhe praktikishtë në u janë dhënë disa disa afate, p.sh për përdorimin e gjuhës shqipe dhe për mesazhet që do të vijnë në gjuhën shqipe diku deri kah maji apo qërshori, na u është premtuar nga ana e Ministrit të MPB-së se do të rregullohet një çështje e tillë dhe poashtu i njejti të të implemtohet në të gjithë territorin e vendit”.

Ndërkaq, deputeti po i këtij koalicioni, Sadulla Duraku, nuk mendon kështu. Ai është shprehur i prerë. Duraku thotë se fillimisht duhet të zbatohen këta kërkesa, e pastaj to votohet ligji.

SADULLA DURAKU, DEPUTETI I FRONTIT EUROPIAN

“Jo, mos ti pshtjellojmë punët. Në qofse përmasimet  nuk bëhen në ligj, bisedimet janë të përmirësimet të bëhen në ligj, në qofse përmisimet nuk bëhen në ligj ne nuk e votojmë këtë ligj”.

Samir Mustafa /SHENJA/                                                  

MARKETING