Sot fillon testimi i “Safe City” në Shkup
Në kuadër të projektit “Safe City” prej sot e deri më 31 janar do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i aparateve të vendosura (kamerave) për mbikëqyrje në trafik. Testimet do të realizohen çdo ditë, nga ora 08:00 deri në ora 20:00.
Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi, nuk do të qarkullojnë derisa zgjat procedura.
Në javën e parë të periudhës së paraparë, aktivitetet do të zbatohen ekskluzivisht në lokacione me kamera të vendosura në rajonin e Qytetit të Shkupit.
“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve t’i respektojnë kufizimet e përkohshme, të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim të realizimit të papenguar dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

