(VIDEO) Nga nesër nis testimi i kamerave të “Qytetit të Sigurtë”

(VIDEO) Nga nesër nis testimi i kamerave të “Qytetit të Sigurtë”

Nga 20 janari (e martë) deri më 31 janar (e shtunë), do të kryhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve të instaluara në kuadër të projektit Qyteti i Sigurt për mbikëqyrjen e trafikut”. Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme duke theksuar se, testet do të kryhen çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Siç thanë ata, gjatë këtyre aktiviteteve, automjetet në vendet ku po kryhet testimi nuk do të jenë në gjendje të kalojnë ndërsa procedura është në vazhdim, kështu që priten mbyllje të përkohshme të trafikut në pika të caktuara në Shkup.

Në javën e parë, ata theksuan se aktivitetet do të përqendrohen ekskluzivisht në vendet ku janë instaluar kamerat në zonën e qytetit.

Për këtë, Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e përkohshme dhe të tregojnë durim dhe bashkëpunim, në mënyrë që testimi të kryhet pa probleme dhe në mënyrë të sigurt.

Siç thonë nga MPB kjo është pjesë e një strategjie më të gjerë për të përmirësuar kontrollin e trafikut dhe për të rritur sigurinë në qytet, dhe se sipas tyre, testimi i përfunduar do të mundësojë funksionimin efikas të kamerave brenda projektit.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING