Sot nuk do të mbahet “Marshi i Engjëjve”, shtyhet për shkak të festës

Sot nuk do të mbahet “Marshi i Engjëjve”, shtyhet për shkak të festës

Shoqata e qytetarëve “16 Mars 2025” njoftoi se sot nuk do të mbahet “Marshi i Engjëjve”. Vendimi për shtyrjen e aktivitetit është marrë në shenjë respekti ndaj festës së madhe ortodokse Vodici.

Nga shoqata bëjnë të ditur se kjo festë ka rëndësi të veçantë shpirtërore për besimtarët, pasi gjatë saj zhvillohen lutje dhe bekohet uji.

“Në këto ditë ia kushtojmë kohën lutjes, qetësisë dhe paqes së brendshme — për engjëjt tanë, për shëndet në familje dhe për të gjithë ata që janë me ne”, thuhet në njoftim.

Shoqata thekson se me këtë vendim synon të tregojë respekt ndaj traditës dhe zakoneve fetare.

MARKETING