Ushtria siriane njofton kontroll të plotë në Deir Hafir pas tërheqjes së grupit terrorist YPG/SDF

Ushtria siriane njofton kontroll të plotë në Deir Hafir pas tërheqjes së grupit terrorist YPG/SDF

 Ushtria e Sirisë njoftoi sot se ka marrë kontroll të plotë mbi qytetin Deir Hafir, në lindje të Halepit, pas tërheqjes së organizatës terroriste YPG/SDF drejt lindjes së lumit Eufrat, transmeton Anadolu.

“Njoftojmë vendosjen e plotë të kontrollit tonë ushtarak mbi qytetin Deir Hafir, në zonën rurale lindore të Halepit”, tha Komanda e Operacioneve e ushtrisë për Agjencinë Siriane të Lajmeve (SANA).

Më tej u bë e ditur se forcat e ushtrisë po punojnë për sigurimin e qytetit dhe pastrimin e tij nga minat tokësore dhe mbetjet e luftës.

Komanda shtoi se forcat kanë nisur tashmë lëvizjen drejt zonave fqinje Maskanah dhe Dibsi Afnan, në perëndim të Eufratit.

Më herët sot, ushtria siriane kishte njoftuar se forcat e saj kanë filluar të hyjnë në zonat në perëndim të Eufratit, duke nisur nga Deir Hafir.

MARKETING