Kasami: VLEN mbështet shfuqizimin e qeverisë teknike dhe rritjen e mundësive për diasporën

Kasami: VLEN mbështet shfuqizimin e qeverisë teknike dhe rritjen e mundësive për diasporën

Bilall Kasami nga koalicioni VLEN, pas takimit të liderëve në Klubin e deputetëve, tha se koalicioni i tij mbështet largimin e qeverisë teknike.

Ai shpjegoi se, nëse të gjitha partitë bien dakord, qeveria teknike mund të hiqet që nga zgjedhjet e ardhshme. Nëse nuk ka pajtim, qeveria teknike do të vazhdojë për zgjedhjet e ardhshme dhe pastaj do të shfuqizohet.

“Propozimi ynë ishte që, nëse bien dakord të gjitha partitë, qeveria teknike të hiqet menjëherë. Nëse nuk ka marrëveshje, edhe këto zgjedhje të bëhen me qeveri teknike, por pas tyre të mos ketë më qeveri teknike,” tha Kasami.

MARKETING