Dimitrieska Koçoska: Nuk mendohet për heqjen e TVSH-ja Ime”, pagesa e tatimit të solidaritetit nga marsi
Për pagesën e “TVSH-ja Ime” gjithçka mbetet si deri më tani, ndërsa listat përfundimtare për pagesën e tatimit të solidaritetit janë bërë dhe do të fillojë në mars të këtij viti, informon sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska.
“Për pagesën e tatimit të solidaritetit janë bërë listat përfundimtare, pjesa më e madhe e kompanive u pajtuan që kthimi i tatimit të solidaritetit të jetë në dy këste, mars 2026 dhe mars 2027. Formularët janë gati, DAP-i gjithë këtë duhet ta publikojë në ueb faqen e saj në afatin më të shkurtër, ashtu që pres për afërsisht dy muaj në mars kompanitë ta marrin gjysmën e parë të vlerës së tatimit të solidaritetit”, tha Dimitrieska Koçoska në pyetjen e gazetarëve.
Pas deklaratës së drejtoreshës së DAP-it se “TVSH-ja Ime” nuk e jep efektin e dëshiruar Dimitrieska Koçoska tha se nuk mendohet për diçka të tillë dhe se gjithçka mbetet si deri më tani.
“Jo absolutisht. Unë dje diçka dëgjova në fund të ditës, sepse tërë ditën ishim të ngarkuar me këtë që konsideroj se është një prej sfidave më të mëdha të shtetit dhe nuk pata mundësi ta dëgjoj drejtoreshën. Deri në këtë moment nuk ka kurfarë raporti apo informate në Ministri, as ndërkaq kemi biseduar fare se do ta ndryshojmë ligjin apo në prëgjithësi do të diskutojmë rerth TVSH-së Sime, kështu që nuk mund të them nëse do të ketë ndonjë ndryshim, por përkundrazi mbetet siç ishte deri më tani”, tha Dimitrieska Koçoska.
Ajo thotë se deri në këtë moment nuk ka informatë se është hequr Ligji për tatim minimal global, duke cekur se ligji dhe aktet nënligjore janë identike si në shtetet e tjera.
“Për herë të parë dëgjoj se ka çfarëdo lloj anulimi, nëse ka atëherë do të them më vjen keq sepse atë tatim kompanitë do ta paguajnë në vendet e tyre amë. Qëlimi i tatimit minimal global është të mos evitohen paratë dhe kompanitë t’i paguajnë në vendet e tyre amë, por t’i paguajnë këtu. Do të thotë kompanitë nuk mund të anashkalojnë obligimin për ta paguar atë tatim. Deri në këtë moment as nuk kamkurfarë informate se është hequr as diçka tjetër sepse ajo është diçka që vendoset, do të thoja në nivel botëror. OECD e zbatoi dhe këtu bëmë ligj identik si në të gjitha vendet e tjera madje edhe aktzet nënligjore, pothuasje në fund të vitit i sollëm për shkak se pritëm edhe vendet e tjera t’i përgatisin. Nëse kjo ka ndodhur, kjo do të thotë se dikush shkon kundër këtij shteti. Për atë tatim që duhet të paguhet dhe nëse nuk e paguajnë këtu do të pagihet në vendin amë me të vërtetë është humbëse dhe ne do të heqim dorë nga diçka që kompania do ta paguajë”, tha Dimitrieska Koçoska.

