Kryediplomati turk dhe homologu saudit diskutojnë për fazën e dytë të planit të paqes në Gaza

Kryediplomati turk dhe homologu saudit diskutojnë për fazën e dytë të planit të paqes në Gaza

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan dhe ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al Saud, diskutuan sot për fazën e dytë të planit të paqes në Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke, Fidan dhe Al Saud gjatë një bisede telefonike shqyrtuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe.

Faza e dytë e planit për Gazën, pas fazës së parë, e cila filloi tetorin e kaluar, pritet të fillojë në fillim të këtij viti, megjithëse nuk është caktuar ende një datë.

MARKETING