(VIDEO) Prokuroria nisi procedurë dhe kërkoi paraburgim për personin që theu xhamin e derës së ambasadës bullgare në Shkup
Prokuroria Themelore Publike ka ngritur procedurë kundër personit të dyshuar i cili të dielen dëmtoi xhamin e derës së ambasadës bullgare në Shkup. 55 vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale – dëmtimi të pronës së të tjerëve sipas nenit 243, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe për të njëjtin prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit.
Prokuroria Publike
“Më 11 janar, i dyshuari, nga urrejtja, dëmtoi derën hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, duke thyer xhamin e derës me një gur dhe menjëherë iku në drejtim të panjohur. Prokurori publik propozoi që gjyqtari i procedurës paraprake të caktojë paraburgim kundër të dyshuarit, sepse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik arratisjeje dhe rrethana që justifikojnë frikën se i dyshuari do ta përsërisë krimin”.
Incidenti në fjalë shkaktoi reagime nga institucionet e vendet dhe ato bullgare. Nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë thanë se bëhet fjalë për “akti kundër ndërtesës së përfaqësisë diplomatike bullgare në Shkup. Ata kërkuan nga autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për të identifikuar autorin dhe për ta nxjerrë atë para drejtësisë, si dhe për të garantuar sigurinë e misioneve diplomatike dhe konsullore bullgare, stafit dhe pronës së tyre.
Rasti është dënuar edhe nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Timço Mucunsk, i cili tha se bëhet fjalë për rast të izoluar ndaj të cilit institucionet kanë reaguar shpejtë dhe me efikasitet.
Personi i dyshuar u arrestua të hënën nga policia, një ditë pas incidentit.
Teuta Buçi /SHENJA/

