(VIDEO) Levica: Deputetët për një vit kanë marrë 14,3 milionë për shpenzime udhëtimi
Në një vend ku paga minimale mezi arrin 400 euro dhe politikanët justifikohen vazhdimisht me “mungesë fondesh”, deputetët shpenzuan 14,369,470 denarë për shpenzime udhëtimi vetëm brenda një viti – kështu thonë nga partia Levica. Sipas tyre, kjo është një shumë që zbulon qartë hierarkinë e shtrembëruar të prioriteteve – ku thonë se, gjithmonë ka para për rehatinë e elitës, por vazhdimisht nuk ka për nevojat themelore të qytetarëve.
LEVICA
“Kjo shumë mund të përdoret për të rindërtuar dhe pajisur klasat e shkollave, për të blerë pajisje mjekësore për spitalet rajonale që kanë funksionuar pa ose me pajisje të vjetruara për vite me radhë, për të financuar kuzhina publike për mijëra familje të varfra gjatë gjithë dimrit dhe për të subvencionuar kopshte për të cilat kryetarët e DPMNE-së kanë rritur tarifat në kurriz të qytetarëve”.
Sipas Levicës, absurditeti bëhet edhe më i dukshëm nëse bëhet një krahasim i drejtpërdrejtë me politikat sociale që shteti refuzon të financojë. Ata thonë se ka deputetë që njëkohësisht zotërojnë apartamente në Shkup dhe ende marrin pagesa udhëtimi. Nga Levica thonë se buxheti përdoret si mburojë për të privilegjuarit dhe si justifikim për më të prekshmit.
LEVICA edhe këtë vit deputetët kanë shpenzuar
“I njëjti shtet nuk subvencionon transportin ndërqytetas për studentët, të cilët udhëtojnë çdo ditë me shpenzimet e tyre për të studiuar. E njëjta qeveri hodhi poshtë edhe amendamentin e Levicës për subvencione qiraje për gratë viktima të dhunës në familje, duke i lënë ato pa mbështetje institucionale në momentet më kritike të jetës së tyre”.
Tutje ata shtuan se Levica mbetet e vetmja parti parlamentare, anëtarët e së cilës nuk marrin asnjë denar për shpenzime udhëtimi, karburant, taksa, amortizim apo qira.
Anida Murati /SHENJA/

