(VIDEO) Banorët e Kumanovës kërkojnë njohjen e tatimit të paguar në Irak dhe Afganistan
Qytetarë të Kumanovës, të cilët para disa vitesh kanë punuar në Irak dhe Afganistan, për çdo ditë protestojnë para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Kumanovë. Ata kërkojnë takim publik me kryeministrin Hristijan Mickoski, drejtoreshën e DAP-it Elena Petrova dhe kryetarin e komunës Maksim Dimitrievski. Njëri nga shpjegoi një nga përfaqësuesit e protestuesve shpjegoi se kompanitë për të cilat kanë punuar kanë paguar 15% tatim në Irak, por institucionet e RMV-së nuk i njohin këto dokumente.
PËRFAQËSUES I PROTESTËS
“Autoritetet irakiane nuk mund të na lëshojnë dokument zyrtar si shtetas të huaj, ndërsa procedura është shumë e ndërlikuar. Kërkojmë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria të na sigurojnë dokumentet përmes kanaleve zyrtare”.
Ata kërkuan lirimin nga pagesa e tatimit, pasi 183 ditë kanë qenë jashtë vendit, ndërsa kompanitë tashmë kanë paguar tatim jashtë shtetit. Tani ata kërkojnë që vendimet e DAP-it të pezullohen derisa të vërtetohet se tatimi është paguar. Deri të premten, ata do ta bllokojnë çdo ditë kryqëzimin para ndërtesës së DAP-it, derisa kërkesat e tyre të shqyrtohen publikisht dhe në prani të mediave. /SHENJA/

